Një emër i njohur i estradës u shua mëngjesin e sotëm.
Këngëtarja Edona Llaloshi me anë të një postimi në Instagram, ka reaguar për vdekjen e Ismet Bogujevcit.
Ajo e quan legjendë Bogujevcin, veprat e të cilit thotë se janë vlera kombëtare.
“Iku edhe një Legjend! Do ta kujtojmë përherë Artistin e vlerave tona Kombtare me mall dhe dashuri. Ismet Bogujevci, Lavdi!”, shkruan Edona.
Ismet Bogujevci për vite me radhë i ka qëndruar besnik skenës muzikore duke sjellë këngë të shumta, të cilat do të mbesin trashëgim për brezat e ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.