Ditën e djeshme moderatorja Einxhel Shkira konfirmori për herë të parë se është në pritje të ëmbël, ndërsa urimet për çiftin kanë vërshuar në rrjet.
Të shumta kanë qenë komentet në videon ku Eixhel konfirmon shtatzëninë, ndërsa spikat urimi i balerinit Ilir Shqiri.
“I tejkaluat parashikimet, bravo ju qoftë”, shkruan Iliri, ku qartazi ka ndërruar mendim për çiftin e dalë nga spektakli i Big Brother, lidhje të cilën nuk e besonte gjatë programit duke e thumbuar.
Edhe pse flitej prej javësh që Einxhel dhe DJ Dagz do të bëheshin prindër, moderatorja e mohoi kategorikisht deri sa priti momentin e duhur për ta thënë vetë ajo. Epo urime!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.