Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte e ftuar në emisionin “Why Not”, në RTV Ora, ku zbuloi se cili ishte bashkëpunimi që i mbushi xhepin.
“Kur kemi qenë më të reja kemi pasur më shumë dëshirë për të harxhuar sesa për të kursyer. Në periudhën tonë të artë me Çiljetën, aty ku lindi dhe bashkëpunimi ynë, se nuk mblidhte lekë as njëra, as tjetra. E kishim mendjen vetëm të blinim, të shëtisnim, kemi shëtitur botën të dyja, kemi bërë shumë aktivitete, ka qenë një 5-vjeçar shumë intesiv, por për punën e lekëve, atë periudhë nuk gjendeshin. Duke u rritur, duke u bërë më familjare, të vijnë dhe pak trutë”, ka deklaruar ajo.
Igridi ka treguar më tej se bashkëpunimi me Gjeto Lucën ia ka mbushur kuletën.
“Rezultoi i suksesshëm, ne kemi shëtitur gjithë botën bashkë, dhe mund të kemi bërë dhe ca më shumë lekë”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.