×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Interpretimi mbresëlënës i Susan Boyle është votuar si momenti më ikonik në historinë e ‘Britain’s Got Talent’

    Reporteri
    14 Prill 2022 | 17:31

    Audicioni i parë i Susan Boyle është shpallur momenti më domethënës në historinë e spektaklit ‘Britain’s Got Talent’, me 71 për qind të votave të publikut.

    Këngëtarja skoceze tronditi anëtarët e jurisë dhe publikun me zërin e saj të fuqishëm kur interpretoi drejtpërdrejtë këngën “I Dreamed A Dream” nga filmi “Les Miserables”.

    “Pa dyshim, ishte befasi më e madhe që kam pasur në tre vitet e këtij konkursi. Kjo ishte e mahnitshme, një performancë e pabesueshme. Po dridhem nga shoku”, ishin fjalët e anëtarit të jurisë, Piers Morgan.

    Ndërsa Amanda Holden shtoi se ishte një moment shumë ngazëllyes dhe se ndihej e privilegjuar që e ka dëgjuar.

    Interpretimi i saj shumë shpejt u bë viral në mbarë botën dhe ajo arriti në finalen e spektaklit, duke zënë vendin e dytë pas trupës së kërcimit “Diversity”.

    Albumi debutues i Susan, “I Dreamed A Dream”, u bë albumi debutues më i shitur i të gjitha kohërave në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosi një rekord shitjesh në javën e parë, sipas Official Charts Comapny.

    Boyle është bërë një nga konkurrentet më të suksesshme të spektaklit “Britain’s Got Talent” dhe ka shitur mbi 19 milionë albume në mbarë botën. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!