Këtë periudhë super-modelja Irina Shayk ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së saj nga partneri Bradley Cooper.
Ajo ka dhënë intervistën e parë pas ndarjes për “Harper’s Bazaar” ku është shprehur rreth ndarjes dhe kureshtjes që kanë njerëzit për të ditur më shumë si dhe për faktin se besonte tek martesa.
“Mendoj se janë thjesht qeniet njerëzore: nëse nuk mundesh ta kesh, dëshiron ta kesh. Nëse ka një perde që të pengon, do ta hapësh perden. Është kuriozitet besoj. Por a besoj unë te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj,” –ka thënë Irina.
Gjithashtu ajo është shprehur rreth mëmësisë dhe kujdesit që ka për të bijën 2-vjeçare Lea.
“Duhet të jesh vërtetë vetvetja për fëmijët, përndryshe po jeton në një gënjeshtër. Më thuaj një arsye pse, thjesht sepse je një mama, duhet të veshësh një fund më të gjatë. Jo! Unë nuk besoj te kjo. Realisht nuk besoj. Pse duhet ta ndryshosh atë çfarë je apo çfarë ndihesh thjesht sepse bëhesh mama? Më thuaj pse, më thuaj një arsye! Nuk besoj fare te kjo.”
Irina u ndal edhe tek karriera e saj ku theksoi se për të qenë në rregull me veten nuk duhet bërë kompromise në industrinë e modës në ato çfarë nuk të pëlqejnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.