×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Ish-banori i BB VIP, Igli Zarka flet për detajin që vërejti kur Donaldi foli për lidhjen me Beatrix dhe të shkuarën me Borën

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 21:57

    Aktori Igli Zarka qëndroi pak ditë në shtëpinë e “Big Brother”, por arriti të ketë kontakte me konkurrentët dhe t’i njohë sado pak.

    Ai u largua për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa i ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel ka dhënë mendimin e tij për disa prej banorëve.
    Aktori tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi.
    “E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai, ndërsa më tej komentoi dhe romancën që ka lindur në shtëpi mes tij dhe Beatrix Ramosajt.

    Së pari, ai thotë se nuk sheh asnjë trekëndësh, pasi “Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”.

    Kur aktori Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie.

    Igli Zarka tregon për një detaj, që e komenton, sipas tij, si një akt burrërie: “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!