Fjorentina Halili, ishte një nga banoret më të diskutuar në spektaklin “Big Brtoher Albania 9”.
Bashkë me partnerin e saj, Olsin, çifti u renditën të dytët në natën finale të këtij spektakli, fitues të të cilit u shpallën në atë kohë Daniel dhe Fotini.
Pas shumë kohësh, Fjorentina duket se nuk ndjen nostalgji më për spektaklin “Big Brother”, madje krejt e kundërta, ajo duket se është e irrituar me këtë format.
Në një pyetësor të mundësuar për ndjekësit e saj në InstaStory, një nga ndjekësit i ka shkruar Fjorentinës duke e pyetur nëse “Big Brother ishte një mundësi e mirë për të arritur aty ku është sot”.
Dhe përgjigja e ish-banores ka qenë e shkurtë, duke u përgjigjur thjeshtë: “Big Brother ma ka shkatërruar jetën”.
Indinjatën me “Big Brother”, e kishte shprehur kohë më parë edhe një tjetër ish-banore edicionit të nëntë, tani blogere e njohur, Gerta Shino.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.