×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-burri i Adrola Dushit në lidhje dashurie me këtë emër të njohur të ekranit?

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 11:18

    Antoneta Koçi është një prej vajzave të programit “Përputhen”, që prej fillimit të emisionit është komentuar nga ndjekësit për një lidhje tjetër eventuale jashtë formatit.


    Deri tani, ajo është kursyer nga produksioni mirëpo sot, asaj iu shfaqën pamje ku shihet e afërt me një mashkull, për të cilin u tha se ka pasur një varg informacionesh për një lidhje të mundshme.

    Burime të ndryshme kanë rrëfyer se, Adisi është i dashuri i Antonetës në jetën reale. Megjithatë, një gjë e tillë u mohua nga Antoneta në emision.

    Me një dozë të dukshme tensioni, ajo sqaroi se personi në fjalë është mik i saj dhe daljet në klube të natës me të janë në kuadër të shoqërisë së gjerë që ka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!