Djali i veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hotit, Andin Hoti i ka bërë propozimin përrallor partneres së tij, Kaltrina Zekës. Ai ka zgjedhur pikërisht Jalën dhe thellësitë e detit Jon.
Çifti kanë folur për këtë moment magjik në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, duke ndarë emocionet dhe detajet e këtij çasti.
“Doja të ishte diçka unike, sepse besoj që ju ka pëlqyer edhe juve aq shumë sa i ka pëlqyer Kaltrina. Për shkak që të mos ekzistojë kjo ‘jo’ e kam bërë në thellësi të detit. Ne kemi 8 muaj bashkë, nuk kemi vite ende. Ne jemi njohur në punë dhe në Bruksel më gjatë. Në aeroplan duke u kthyer prej Brukselit se atje janë karriget e ngushta dhe nuk ka mundur të ik dhe të thotë ‘jo’”, tha Andini.
“Për mua ka qenë krejt befasi, Andini e ka mbajt të fshehtë. Ne kemi shkuar në Shqipëri për vetëm një drekë në Shqipëri. Nuk ma merrte mendja, u emocionova shumë. Ka qenë krejt idea e Andinit. Ne të dy e pëlqejmë të dy notin, detin. Andini është tipi romantik. Mua nuk më ka shkuar mendja për diçka të tillë, kaq të jashtëzakonshme”, rrëfeu Kaltrina.
Fejohet Andini, djali i Ukshin Hotit, i bën propozim të veçantë të dashurës së tij
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.