“Klanifornia” titullohet emisioni më i ri në Tv Klan drejtuar nga Marina Vjollca.
Numrin e kaluar, aktorja Delinda Disha e cila po luan rolin e Shotë Galicës me skeçin e saj të fundit ka ngjallur debat në publik, pasi ajo u shpreh se burrat në Kosovës s’kanë bërë asgjë pos i kanë thurur këngë serbëve.
“Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbëve nuk iu kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurur këngë dhe lavde”, ishin fjalët e aktores në këtë skeç.
E duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer as moderatores së Prive, njëherit dhe ish të dashurës së Getoar Selimit, Liberta Spahiut.
Moderatorja ka kritikuar ashpër emisionin e drejtuar nga bashkëshortja e Getoar Selimit, Marina Vjollca.
“Turp #marre”, janë fjalët e Libertës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.