×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-fituesi i Big Brother: Kam foto, Luizi është i sëmurë

    Reporteri
    11 Janar 2023 | 20:05

    Vesel Kurtishaj, që fitoi çmimin e parë në Big Brother në vitin 2015-të ka deklaruar mbrëmë pas Prime-it se ka prova që Luiz Ejlli është me të vërtetë i sëmurë.

    Në një lidhje live në Instagram me disa ish banorë të tjerë, Veseli bindshëm deklaron se ka foto që dëshmojnë së Luisi ishte i shtrirë në spital, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Unë e di që djali ka qenë i shtrirë, ka më pyet a guxoj me publiku foton”, thotë Veseli.

     

    Kjo deklaratë e tij erdhi pas dyshimeve që u ngritën lidhur me dyshimet se si qëndron e vërteta në këtë histori.

    Në rrjet tashmë po qarkullojnë informacione të ndryshme lidhur me të vërtetën për këtë rast, derisa vetë Luisi nuk ka qenë fort bindës në deklaratat që bëri mbrëmë, duke lënë fort mëdyshje.

    Produksioni në anën tjetër ka demantuar pretendimet e të njejtit duke cituar faktin se analizat e mbrëmshme për të njëjtin e klasifikojnë me shëndet të plotë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!