×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-konkurrenti hedh ‘thumba’ pas largimit nga “Përputhen”: Aty brenda u njoha me llumin dhe me thëngjilla

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 12:37

    Princi ‘thumbon’ ish-konkurrentët e tjerë të “Përputhen”.


    Para pak ditësh, Princi u largua i vetëm nga “Përputhen”, ngase Aristela nuk pranoi të dilte çift me të nga ky program.

    Gjatë punantës së mbrëmshme, Aristela pati një përballje me Blerimin, për të cilin hodhi dyshime se është homoseksual.

    Me një postim, Princi pas kësaj puntante thotë se brenda u njoh me llumin e me thëngjilla, por nuk thekson se kujt ia drejton këto fjalë.

    “Aty brenda u njoha me llumin e me thëngjilla. Fatmirësisht llumin e njoha më herët, thëngjillat pak më vonë, prandaj mos pyesni më pse i dhash fund e dola single”, shkruan ai.

    Ndërsa në një tjetër postim ku etiketon Blerimin shkruan “Dhe diçka se harrova, kur të pihet qumësht shkon pin një gotë nuk blen lopën. Nëse e di, e di”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!