×
  • Show Time
  • Show Time

    “Isha fëmijë”, Shpat Kasapi arsyetohet për deklaratën e tij se kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës

    Reporteri
    26 Shkurt 2024 | 12:43

    Këngëtari Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin “E Diell” dhe pranoi një deklaratë befasuese.

    Ai ka shprehur se në moshën 25-26 vjeçare ka qenë një person i dhunshëm për shkak te xhelozisë së madhe.

    “Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtet diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën” deklaroi këngëtari në rubrikën “Mos i bjer me Top”.

    Kjo deklaratë e tij ngriti kritika të shumta jo vetëm nga publiku por edhe nga personalitete të njohura publike.

    Por, një në intervistë të fundit Shpati theksoi se deklarata e tij është e keqkuptuar.

    “Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë. Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe të krijojnë keqkuptime të tilla” u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!