Aktorja Juli Emiri, tregon momentin kur efektivë të policisë ndërhynë në Teatër për të nxjerrë prej godinës artistët.
Emiri tregon se bashkë me kolegë të saj ndodheshin në taracën e Teatrit, ndërsa tregon se policia ndërhyri në mënyrën më makabre.
“Në mënyrë më makabër, në një aksion terrorist, zbrazën godinën, na morën me forcë nga taraca. Dëgjova fadromat, ndërkohë që nisi shembja ne ishim në taracë. I them se mund të ketë njerëz në teatër, por polici m’u u përgjigj “aty le të rrinë”.
Po na vrasin me dashje. Populli duhet të ngrihet po instalohet diktatura. Ata vijnë natën. Me Neritanin qëndruam në komisariatin numër 4. Na morën vetëm deklaratë. Policia ka ushtruar edhe dhunë gjatë kohës që i kanë nxjerrë njerëzit jashtë . Kjo luftë u kthye në një luftë për dinjitet”, u shpreh Emiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.