Në Rotterdam të Holandës u mbajt nata finale e Eurovision 2021.
Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë, shkruan Reporteri.net.
Fitues i festivalit europian të këngës doli grupi Maneskin nga Italia me 524 pikë të grumbulluara.
Në vend të dytë u radhit Franca me 499 pikë.
Shqipëria arriti të marrë vetëm 57 pikë duke mbetur kështu në vendin e 21-të, ndërsa Zvicra e cila po ashtu përfaqësohej nga një shqiptar e që ishte favorite për të fituar, mori 432 pikë në total. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.