×
  • Show Time
  • Show Time

    Ja kur do të performojnë Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj në finalen e ‘Eurovision’

    Reporteri
    22 Maj 2021 | 19:48

    Sonte do të mbahet nata finale e festivalit evropian “Eurovision 2021”, ku shqiptarja Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” do të përfaqësoi Shqipërinë në finale të këtij festivali, po ashtu pjesë e finalës edhe një shqiptar tjetër i cili përfaqeson shtetin e Zvicrës.


    Përmes shortit të hedhur, Anxhela do të përformojë e dyta në finale, e që shqiptari Gjon Muharremaj do të përformojë i 11-ti.

    Nata finale do të hapet nga Qiproja me këngëtaren, Elena Tsagrinou, dhe plotë 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme do të ngjiten në skenën e madhe të festivalit evropian, e që këtë vit po mbahet në Rotterdam të Holandës.

    Finalja e madhe e këtij festivali, do të fillojë nga ora 21:00 me kohën tonë lokale.

    Lista e 26’të shteteve në finalen e madhe të “Eurovision”
    Më poshtë mund t’i dëgjoni dhe shihni intepretimet e këngëve të dy shqiptarëve në natën gjysmëfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!