Amber Heard ka lëshuar një deklaratë pas humbjes së gjyqit për shpifje ndaj Johnny Depp.
Aktori hollivudian e fitoi gjyqin për shpifje ndaj ish-gruas së tij, pasi juria në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias vendosi në favor të tij.
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Jam zemërthyer që një mal provash akoma nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë joproporcionale dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim”.
“Jam akoma më e zhgënjyer me atë se çfarë do të thotë ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa. E kthen orën në një kohë kur një grua që foli dhe foli mund të turpërohej dhe poshtërohej publikisht. E kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht”.
“Besoj se avokatët e Johnnyt ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Shprehjes dhe të shpërfillte provat që ishin aq bindëse përmes të cilave fituam në Mbretërinë e Bashkuar”.
“Jam e pikëlluar që e humba këtë çështje. Por, jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – për të folur lirshëm dhe hapur”, thuhet në deklaratën e aktores.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.