Treshja Donald-Bora-Beatrix është tema më e diskutuar ditëve të fundit.
Edhe në Prime-in e sotëm të Big Brother Vip po diskutohet për marrdhënien e Donaldit me Beatrix dhe Borën.
Opinionistja Sonila Meço i dha një “porosi” Donaldit duke i thënë të tregojë kujdes me hormone.
“Jashtë mund të konsumoheshit për një natë, ti Donald bëj kujdes me hormonet”, tha opinionistja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjatë këtij Prime-i, Donaldi dhe Beatrix i konfirmuan edhe njëherë ndjenjat që kanë mes vete.
Beatrix tha që është në siklet por që ndjenjat për Donaldin nuk do të ndryshojnë.
Ndërsa Donaldi gjatë fjalës së tij shtoi se Trixa i ka pëlqyer që në momentin që është futur në shtëpi.
“Në momentin që ka ardhur Trixa më ka pëlqyer. Nuk doja t’ia pranoja vetës që më pëqente Trixa. Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë”, tha Donaldi.
Puthja e parë mes Donaldit dhe Beatrixit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur dje.
Pak ditë pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrit, nuk ka vonuar dhe tanimë ata kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa ishin në dhomën e gjumit, të shtrirë te krevati i Donaldit, ai e puth atë në buzë. /Reporteri.net/