×
  • Show Time
  • Show Time

    Jasmina dhe Andi nuk flasin me njëri-tjetrin, zbulohet arsyeja

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 11:39

    Andi dhe Jasmina, të cilët kanë treguar se janë tepër të afërt me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer shpesh puthje, nuk flasin prej 5 ditësh.


    Për këtë, Andi ka kërkuar një sqarim në studio ku janë pajtuar dhe i ka kërkuar takimin e tretë për të vijuar më tej njohjen e tyre.

    Andi: Më herët the që je shaka, bëhu serioz. Dua të të them që dukesh shumë mirë. A e ke në hamendjen tënde përse nuk të kam folur?

    Jasmina: Jo, sepse ke gjithmonë shpjegime të çuditshme. Domethënë që ti merr flakë kot. Nuk flet për një situatë të caktuar, por për gjëra që nuk t’i bëjnë për inat.

    Andi: Unë thjesht jam tërhequr nga ty ose u ftoha pak. Ti të gjitha gjërat që i bën, gjestet në prapaskena i bën qëllimisht. Të paktën ashtu më duket mua dhe kur më duket kështu, acarohem dhe mërzitem, sidomos kur është personi që e ndjej ose që më pëlqen. Është dicka që e kam përmendur dhe ti prapë shko i bën ato gjeste.

    Jasmina: Mesa më ke njohur, çfarë tipi jam unë?

    Andi: Lista është e gjatë.

    Jasmina: Çfarë tipi jam unë kundrejt njerëzve të tjerë?

    Andi: Tip shoqëror.

    Jasmina: Që nënkupton se fal shumë dashuri, qëndroj afër me të gjithë.

    Andi: I bën kastile dhe mua më shikon sepse pret reagim prej meje.

    Jasmina: Ose mendoj për ty. Ti sa mbaron xhirimet, ia fut vrapit. Një person që të pëlqen i qëndron afër.

    Andi: Ndoshta ai është Princ, por princi i vërtetë për ty jam unë këtu.

    Jasmina: Më mungon mbrojtja Andi dhe kam nevojë për këtë. Ti bie pre e provokimeve dhe duhet të ndryshosh.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!