Dy ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen”, Andi dhe Jasmina duket se i kanë dhënë fund çdo mundësie për t’u bërë çift jashtë emisionit.
Me anë të një postimit në rrjetin social “Instagram”, Jasmina ka hedhur akuza në drejtim të Andit, duke e akuzuar për lidhje me këngëtaren, Diona Fona.
Ajo tha se ai po vrapon pas ‘femrës së gabuar’, teksa publikoi fotografi ku Andi kishte shkuar në xhirime e klipit të ri të Dionës dhe kërkoi nga ndjekësit që mos të etiketojnë më në fotografi e video ku gjendet Andi, duke lënë të kuptohet se tani Jasminës nuk i intereson asgjë për të dhe njohja e tyre ka përfunduar.
Pas këtyre fjalëve të ish-konkurrentes, ka reaguar edhe Andi, por që duket se është penduar pasi ka fshirë pas disa minutash postimin.
“Para se të më gjykosh, sigurohu që je perfekt”, kishte shkruar Andi në fotografinë që e kishte fshirë.
E që duket se është një thumb direkt ndaj Jasminës, që e akuzoi publikisht se iku nga ditëlindja e Fation Kuqarit për këngëtaren Diona Fona
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.