Reperja Tayna padiskutim është një nga artistet më të suksesshme në këta dy vjetët e fundit.
Por siç dukët kjo javë nuk ka qenë e mbarë për reperen, pasi që pas aksidentit që i ndodhi të martën e kësaj jave, Taynës i është dashur të anulonte një nga koncertet jashtë vendit që ishte planifikuar të mbahej sonte.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Tayna ka lajmëruar fansat e saj se nuk do të jetë e pranishme, sepse i është shtyrë fluturimi disa minuta para nisjes dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar falje.
“U kërkoj falje fansave për mospraninë time, për shkak të vonesës së fluturimit. Jam shumë e mërzitur që nuk munda të isha me ju dhe të kënaqeshim bashkë, por shihemi një herë tjetër. Ju dua”, ka shkruar Tayna në instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.