Aktorja Adriana Matoshi ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me futbollistin, Keith Groenveld.
Groenveld është i lindur në Afrikën e Jugut, ndërsa u rrit në Belgjikë dhe filloi qysh i ri karrierën në futboll.
Ai po ashtu ka qenë futbollist i Feronikelit, kurse është aktiv edhe në muzikë, ditë më parë publikoi këngën “Black and White”.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Keith u dashurua me Adrianën dhe tani janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Pak orë pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë, Adriana mori komente të shumta, ndërsa reagoi me anë të një postimi, ku thotë se dashuria e bën të lumtur dhe nuk e bën as njeri më të mirë e as më të keq.
“Dashnia edhe lidhja mu nuk m’bon as njeri ma t’mire as ma t’keq. Dashnia veç munet me m’bo ma t’lumtun!”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.