Reperi i njohur nga Shqipëria, Stine, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Jena One” mban titullin kënga e re, për të cilën ka bashkuar forcat me artistët: Mevlin, Grazian dhe Julin.
Projekti i katër këngëtarëve po ashtu vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale dhe me paraqitje të mahnitshme të tyre.
Për tekstin është përkujdesur reperi në bashkëpunim me gruan e tij, Grazia, kurse për producimin studioja ‘Stine Records’.
Këta të fundit u kujdesën edhe për ‘beat’-in dhe instrumentalin, kurse videoja u realizua nga Estia Film.
Këtë këngë tashmë mund ta gjeni edhe të plotë në YoTube në kanalin zyrtar të ‘Stine Records’.
Stine ndërkaq është komentuar mjaft shumë edhe për ndarjen nga bashkëshortja Grazia si dhe për ribashkimin e tyre, teksa kanë së bashku një vajzë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.