“Kam zero kohë për të nisur një lidhje, të jem e sinqertë,”-është shprehur Jennifer Aniston në një intervistë me Tig Notaro për Harper’s Bazaar.
Orari i zënë i yllit të Hollywood duket e ka lënë aktoren beqare. Por kjo nuk do të thotë se Jennifer i ka mbyllur dyert e dashurisë.
Aktorja 50-vjeçare foli hapur për jetën e saj personale në intervistën për revistën e famshme Harper’s Bazaar.
“Fokusi ka qenë The Morning Show, kështu që takimet e lidhjet nuk ishin prioritetet e mia të para,”-tha ajo. “Ndjej se romanca shfaqet vetë, nuk duhet ta kërkosh.”
Fakti që Jennifer nuk është në një lidhje nuk do të thotë se aktorja nuk është e hapur për të ndarë sërish jetën me dikë.
“Kur dashuria të vijë, do e mirëpres,”-shtoi ajo. “Nuk jam e mendimit që: E kam mbyllur këtë kapitull dhe nuk do e hap përsëri.”
Ndërsa karakteristikat që kërkon tek partneri janë ndjenja e humorit, vetëvlerësimi, besimi, mirësia, bujaria dhe rrethimi nga njerëz të mirë.
Aniston ishte martuar me aktorin Justin Theroux për dy vjet e gjysmë por u ndanë në shkurt 2018.
Ajo gjithashtu ka qenë e martuar me Brad Pitt nga viti 2000 deri më 2005.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.