Ben Affleck dhe Jennifer Lopez tani nuk fshihen më dhe duket se po e shijojnë romancën e tyre në maksimum.
Dyshja e famshme nuk la më vend për dyshime me fotot e reja ku shfaqen duke u përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa po shkonin për një darkë romantike.
Çifti u fotografua me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit, teksa u futën në një restorant në West Hollywood. Madje, në një moment, këngëtarja vendosi kokën në gjoksin e Affleck.
Të dy mbërritën në restorant së bashku, në makinën e Affleck, dhe gjithashtu dukej se ishte edhe një person i tretë në vendin e pasmë. Kjo është hera e parë që aktori dhe ylli i popit shihen kaq të afërt publikisht, ndërkohë që të gjitha mediat rozë po flasin për ta.
Affleck dhe Lopez, të cilët ishin të fejuar në vitet 2000, filluan të takoheshin përsëri në prill të këtij viti. Romanca e tyre është rindezur pas ndarjes së J.Lo nga Alex Rodriguez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.