×
  • Show Time
  • Show Time

    Jennifer Lopez e Lady Gaga do të performojnë në inaugurimin e Biden-it

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 21:23

    Në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden në 20 janar, si Presidenti i SHBA-së, do të performojnë dy këngëtaret me famë botërore, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez.


    Lajmi është konfirmuar ditën e sotme në një deklaratë të bërë nga komiteti i inaugurimit të Biden. Të dyja këngëtaret e kanë mbështetur hapur demokratin gjatë fushatës, teksa himnin bëhet me dije se do ta këndojë Lady Gaga.

    Inaugurimi i Presidentit të ri të SHBA-ve pritet të ketë pjesëmarrje të kufizuar dhe shkak është bërë pandemia COVID-19, por edhe trazirat e javës së kaluar në Capitol Hill. Komiteti përurues i Biden ka njoftuar se parada tipike që pason ceremoninë e betimit do të zhvillohet virtualisht dhe do të paraqesë mbështetës nga i gjithë vendi.

    Ndërkohë, do të ketë dhe një program “prime-time” të quajtur ”Celebrating America”, do të ketë drejtues Tom Hanks dhe do të ketë artistë të shquar si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!