Këngëtarja dhe aktorja e njohur botërore, Jennifer Lopez, ka vizituar të dielën kafenenë “Coffee Unique”, që ndodhet në Bronxville, New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo kafene është në pronësi të gazetarit Adrian Kamberi, i cili prej vitesh është zhvendosur në SHBA, shkruan Reporteri.net.
Vizita e yllit amerikan në lokalin e shqiptarit nga Kosova është bërë e ditur përmes pamjeve filmike, ku shihet prania e saj në “Coffee Unique”.
Vizita e saj në “Coffee Unique” është dokumentuar edhe me video, e cila sjell pamje nga qëndrimi i saj në kafenenë në pronësi të gazetarit shqiptar nga Kosova.
View this post on Instagram
@alina.newyork omg Jenifer Lopez at Coffee Unique in Bronxville. @JLO #jeniferlopez #coffeeunique #Bronxville ♬ original sound – 🌷
@alina.newyork #jlo visiting coffee unique in Bronxville NY #Jenniferlopez @Coffee Unique #coffeeunique #bronxville ##newyork ♬ original sound – alina
Jennifer Lopez është një nga figurat më të njohura të muzikës dhe filmit në botë. Gjatë karrierës së saj shumëvjeçare, ajo ka arritur sukses ndërkombëtar si këngëtare, aktore dhe interpretuese, duke u bërë një nga emrat më të njohur të industrisë së argëtimit.