×
  • Show Time
  • Show Time

    Jeta e bujshme e Rasim Thaçit, aktor, futbollist e baba i përkushtuar

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 13:17

    Në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar Rasim Thaqi-Cima.


    Ai ka lindur me 12 korrik në Vukovc të Drenasit dhe u bë i njohur me personazhin e tij në skeqe humoristike, Cima.

    Cima njihet për gjestet dhe mimikën e tij speciale, shkruan Reporteri.net.

    Në repertoarin  e tij posedon për më shumë se 10 skeqe humoristike, por periudha e tij e e artë është përmes serialit ‘Treshi Përsheshi’.

    Seriali humoristik zuri vend në vitet e 80-ta me rolet kryesore të Sevdai Radogoshi-Qumili, Ibrahim Krajkova –Leci dhe Rasim Thaçi –Cima.

    Tre humoristët e mirënjohur për vite me radhë sollën skeqe të mbushura me humor të cilat përshkruan edhe realitetin e asaj kohe.

    Kujtojmë që Leci ndërroj jetën në vitin 2015.

    Përpos aktrimit, Cima është marrë edhe me futboll. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të njohur vendor Flamurtari dhe Prishtina.

    Cima së fundi u infektua me Covid dhe ditë të fundit iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

    Ai vdiq sot, në moshën 70 vjeçare.

    Aktori ishte shumë i afërt me familjen e tij, sidomos me vajzën Adelina, me të cilën publikonte shpeshherë video humoristike e shfaqeshin bashkë në emisione televizive.

    Kujtojmë që mbrëmë ka ndërruar jetë edhe aktori tjetër i njohur Luran Ahmeti. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!