Aktori Johnny Depp ka fituar gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, i cili ka nisur qysh prej 11 prillit të këtij viti. Gjykata i ka japur aktorit 15 milionë euro dëmshpërblim.
Ish-bashkëshortja e tij, po ashtu fitoi 2 milionë euro dëmshpërblim, njofton ABC News, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Vendimi u arrit të mërkurën, ku gjykatës ishte Penney Azcarate. Të pranishëm në lexim të vendimit ishte Heard, kurse Depp mungoi për shkak të angazhimeve të tjera të karrierës derisa vendimin e përcolli në një lidhje direkte nga Britania e Madhe.
Kujtojmë se Depp kishte paditur ish-partneren për shpifje pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj saj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.