×
  • Show Time
  • Show Time

    Jonida Maliqi tregon vështirësitë e Eurosong

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 23:59

    Jonida Maliqi ishte një ndër artistet më të komentuara të festivalit europian të këtij viti, jo vetëm për vokalin potent, por edhe për paraqitjen e saj skenike.


    Në natën finale këngëtarja dhe Shqipëria u renditën në vendin e 18-të, por pas disa ditësh kjo renditje ndryshoi duke kaluar një vend më lartë.

    Pas mbarimit të ‘Eurovision-it’ Jonida u shpreh se për të kishte qenë një nga eksperiencat më të bukura, por duket se gjatë rrugëtimit ka pasur edhe momente të vështira. Ditën e sotme këngëtarja u shfaq për herë të parë pas festivalit europian në një emision, në “Trokit” në “InTv”.

    Jonida ka treguar se prova e parë e saj në skenë nuk rezultoi aq e mirë dhe kjo gjë e ka prekur shumë.

    “Në provat e para skena ishte në terr total, kishte blice dhe asgjë. Kam qarë në një intervistë pas provave, nxora pretekst se më kishte marrë malli për familjarët. Unë jam shumë e sinqertë, komunikova dhe me familjarët e mi, nëse s’do kisha standardet e mia do jepja konferencë dhe do kthehesha në Shqipëri. Për fat në provat e tjera gjithçka u rikuperua më së miri”, ka rrëfyer Maliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!