Më 18 qershor të vitit të kaluar, Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen, Emin dhe gjatë gjithë kësaj kohe në Instagramin e saj dhe të bashkëshortit, Besnik Krapi, nuk kanë munguar fotot me të voglën e tyre.
Së fundmi, Jonida mes lotëve ka rrëfyer një nga momentet e saj më të vështira, kur vogëlushja Emi erdhi në jetë.
Gjatë procesit të lindjes Jonida ka treguar se Emit i ishte lidhur kordoni dhe gjithçka ishte në dorën e saj, nëse vajza do jetonte apo jo.
“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë”, rrëfeu mes lotësh Jonida.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.