×
  • Show Time
  • Show Time

    Leonora Jakupi: Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 7:28

    Dy ish-luftëtarët e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të akuzuar në Gjykatën e Hagës  u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove.

    Ky vendim i Gjykatës shkaktoi reagime të shumta teksa një të tillë e ka bërë edhe këngëtarja Leonora Jakupi.

    Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, Leonora ndau foto të Gucatit dhe Haradinaj dhe ka shkruar : “Ju që e votuat gjykatën speciale ju thaftë dora. Në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e Lirisë”.

    Ndryshe, gjykimi i Gucatit dhe Haradinaj ka zgjatur saktësisht 31 ditë të plota, kurse procedura paraprake 12 muaj e 12 ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj kanë qëndruar në paraburgim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!