Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar mposhti këtë të shtunë në Londër Xhon Frenk Mendi në një ndeshje me dhjetë raunde.
Fituesi i këtij dueli u vendos me pikë, pasi të dy boksierët rezistuan deri në fund në ring.
Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.
Londra u vesh kuqezi falë mbështetësve të shumta të Uldedajt, që ka programuar të tjera duele.
Sara Gjordeni, ish-e dashura e boksierit, që gjatë një bisede me Erjolën në BBV3 i uroi sot fitoren.
“Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë kurrë një “jo” definitive, se po të ishte definitive, do të isha idiote po ta përmendja”.
“Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat. Unë kam arritur ta njoh dhe ta dua si njeri, kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Çdo gjë bashkë e kemi kaluar. E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Sepse nuk është një njeri që e përçmoj apo e urrej. E kam lart atë dhe familjen e tij”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.