Justin Bibeber do të mbajë turnetë e tij “Changes” në vitin 2021, pasi që datat ishin shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Bieber u detyrua të shtyjë të gjitha turnetë ndërkombëtare që do të mbaheshin për albumin e tij “Changes” për shkak të pandemisë, para se të publikohej albumi më 14 maj këtë vit, por tani ka zbuluar se do të mbanë turnetë vitin e ardhshëm, shkruan FemaleFirst.
Në një deklaratë ai tha: “Mezi pres t’i bashkohem adhuruesve në këtë turne. Kemi kaluar aq shumë këtë vit. Më shumë se kurrë, kemi kuptuar sa kemi nevojë për njëri tjetrin, dhe sa kuptimplota janë momentet së bashku”.
Justin do të fillojë turnetë botërorë më 2 qershor 2021, dhe për momentin është lajmëruar vetëm pjesa e cila do të mbahet në Amerikën Veriore.
Fatkeqësisht për disa adhurues, shtyrja e datave do të thotë se artistët bashkëpunues Kehlani dhe Jaden Smith që ishin lajmëruar se do të merrnin pjesë në këtë turne, nuk do ta përcjellin Biberin vitin e ardhshëm, por të do të lajmërohen mysafirët tjerë.
Biletat për turnetë do të dalin në shtije më 6 gusht, dhe nga secila biletë 1 dollar do t’i shkojë Fondacionit Bieber, i cili ndihmon dhe përkrahë shëndetin mendor. /Reporteri.net/