×
  • Show Time
  • Show Time

    Justin Timberlaket i merret patentë shoferi

    Reporteri
    02 Gusht 2024 | 20:25

    Justin Timberlaket iu është pezulluar patentë shoferi në Neë York pasi u deklarua i pafajshëm për akuzën se po voziste në gjendje të dehur.

    Ai ishte arrestuar më 18 qershor pasi kaloi një shenjë stopi dhe nuk mundi të qëndronte në anën e djathtë të rrugës.

    Gjykatësi në rastin e tij ia pezulloi patentë shoferin për një periudhë të pacaktuar.

    Avokati i Timberlake pati mohuar se këngëtari ishte nën influencën e ndonjë substance dhe kishte thënë se akuzat duhet të hidheshin poshtë.

    Në akuzën ndaj tij thuhet se kur policët e ndaluan, nga ai vinte era alkool.

    “Piva një martini”, supozohet se i ka thënë Timberale policit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!