Prezantuesja Lotina Haziri që një kohë po shijon një lidhje dashurie me reperin nga Ferizaj, Mozzik.
Dyshja kanë konfirmuar romancën përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi nga vende të njëjta.
Lotina në ndërkohë është edhe vajza e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit.
Politikani në një emision televiziv së fundmi është pyetur për marrëdhënien e vajzës së tij me artistin e njohur.
“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatori i programit.
“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.
Haziri shtoi: “Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin, Kënga është para martesës është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e vet”. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.