×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam 25 vite që nuk e dëgjoj zërin e mamit”, rrëfimi i konkurrentes që përloti të gjithë në Përputhen

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 22:22

    Puntata e sotme e “Për’puthen Prime” ka nisur me emocione të forta dhe me lot që në pjesën e parë.

    Gjatë programit u risoll në vëmendje rrëfimi i Alesjas, e cila tregoi se klishte humbur nënën dhe konkurrentët u përlotën sërish. Alesja kishte frikë se si do ta priste babai i saj rrëfimin, pasi është tip që preket shpejt, por ai i dërgoi një mesazh, ku i tha se ishte shumë krenar për të dhe se dhurata më e bukur që i kishte dhënë bashkëshortja ishin fëmijët e tij.

    Pas kësaj një tjetër konkurrente shpërtheu në lot dhe tregoi historinë e saj të dhimbshme.

    Florjana tregoi se i ka të dy prindërit memecë dhe në ato momente nuk i ka mbajtur dot lotët.

    “Unë kam babin dhe mamin memecë dhe nuk flasin dhe kur tha Alesia që e ka marrë malli të dëgjojë emrin e mamit… unë kam 25 vite që nuk e dëgjoj as zërin e mamit”, tha ajo, duke shtuar se e kupton shumë mirë Alesian.

    Të gjithë të pranishmit në studio u prekën nga ky rrëfim, ndërsa Bora u tha vajzave se janë të dyja shumë të forta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!