×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam dalë me lypë insulinë për babain tim”, soprano i reagon Labit që tha se virusi nuk ekziston

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 9:19

    Kompozitori dhe dirigjenti, Baki Jashari, është prekur me coronavirus tash e disa javë.


    Vajza e tij, Arta Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka reaguar këngëtarit të njohur, Labinot Tahiri, i cili tha se virusi nuk ekziston.

    Jashari tha se gjendja e babait të saj është rënduar dhe se ajo po kërkon insulinë për babain e tij.

    “Hadje Lab, ma këndo ndonjë këngë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jam solokëngëtare/muzikante, sikur ti – veç me 3 diploma, 2 prej tyre evropiane. E kam lënë karrierën në Berlin për të kontribuar për Kosovën. Sonte kam dalë me lypë një copë letre për të siguruar insulinë për drejtorin, dirigjentin, kompozitorin, Baki Jashari – babain tim, si qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!