Gjesti ka dhënë deklaratën e parë për Top Channel, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë.
Gjesti tregoi planet pas përfundimit të programit, teksa tregoi dhe se si do të vazhdojë marrëdhënia e tij me Eglin.
“Kur kam dalë nga BBVK, e dija që më është bërë diçka e padrejtë. Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëhere kam thënë që po mund ta bëj. Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.
Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falënderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike. Faleminderit Zotit, familjes e publikut. Ndoshta nuk kam qenë shembulli, por faleminderit shumë. Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë.
Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë”, tha Gjesti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.