Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi ka kërcënuar me jetë radikalistin fetar, Luigj Marku pasi ky i fundit ka shpërthyer në ofendime në rrjete sociale.
Në një video që është bërë virale në rrjet, lezhjani dëgjohet duke sharë prindërit e reperit me fjalë banale.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga reperi, i cili dhe pak ditë më parë dhunoi ish anëtarin e TBA-së, BMT, pasi e ofendoi nga familja. Stresi e ka kërcënuar publikisht duke thënë se “do i presë fytin”. Ai tha se do shkojë deri në Dublin, ku mendohet se jeton 36-vjeçari, dhe do e bëjë copa-copa live.
“Mbajeni mend që do ta gjej, ky babloku atë Luigj Markun do shkojë në Dublin ta kapë. Po e zura do ia pres fytin Ja tregoj unë atij, jam betuar. Kam me bo copa-copa live atë njeri. Çfarë do i bëj atij që shan.”, është shprehur reperi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.