Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, iu drejtohet të gjithë atyre që nuk besojnë vështirësinë e situatës që ka sjellë pandemia e koronavirusit dhe nuk respektojnë masat.
Në reagimin e saj në Instastory, Rozana Radi tregon se miq të saj, janë të infektuar me COVD-19 dhe madje kanë pasur nevojë për shërbim mjekësor. Sipas saj, disa janë keq në spital.
“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pándemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët.
S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”- shkruan Rozana Radi në Instastory.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.