Mario Dedivanoviç është një nga grimerët më të kërkuar në listën e të famshmëve duke përfshirë Kardashianët.
Ai është gjithashtu një ambasador i “Anastasia Beverly Hills” dhe ka hartuar programin e tij të trajnimit të quajtur “Master Class”.
Kimi tregohet shumë e dashur ditën e djeshme duke e uruar mikun e saj të vjetër për ditëlindjen e tij.
Në fotografinë e parë që postoi bukuroshja shkruante: “Gëzuar ditëlindjen për të vetmin Mario Dedivanoviç. E di që ditëlindjen e pate dje, por unë isha shumë e zënë duke folur me ty në telefon e duke kënduar, kështu që po postoj tani t’i tregoj botës se të dua dhe më ka marrë shumë malli për ty.
Ndërsa në fotografinë e radhës ajo shkruan: “Për ditëlindjen tënde të kam blerë 40 bileta aeroplani, e kështu ndoshta mund të të shoh më shpesh sepse distanca nuk po funksionon”.
“Kjo është gjithçka që kemi tani për tani, prandaj kam nevojë për ty më shumë se çdo herë”.
Kimi e përmbyllë urimin në këtë mënyrë duke u treguar të gjithëve për miqësinë e veçantë që ata të dy kanë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.