×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Kam një vajzë 4 vjeçe’, Tola e Përputhen flet për herë të parë

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 18:54

    Pak ditë më parë Tola e Përputhen i bëri të gjithë të mendonin se ishte nënë e një vajze të vogël.

    Ajo publikoi disa foto pranë vogëlushes në rrjete sociale, duke thënë “Po (kam fëmijë). Kjo është mrekullia ime”.

    Tola fillimisht u shpreh “Unë kam një vajzë të vogël 4 vjeçe”.

    Më pas ajo sqaroi se vogëlushja në fakt është vajza e motrës së saj.

    “E vërteta është që ajo është mbesa ime, nuk është vajza ime. Unë jam një nënë e dytë sepse tezja është si nënë e dytë. Kam një lidhje shumë të fortë me të, madje edhe po ta pyesësh vajzën kush të ka bërë, thotë më ka bërë tezja. Edhe të afërmit nuk më thonë si e ke mbesën, por si e ke vajzën”, tregoi Tola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!