×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam qenë në psikiatri në moshën 19-vjeçare”, Monika flet për betejën e saj më të madhe

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 23:50

    Monika dhe Fifi nisën para pak ditësh një lojë, gjatë së cilës ato inskenuan debate të ashpra mes tyre, në mënyrë për të provokuar banorët e tjerë.

    “Lufta” filloi vrullshëm mes tyre dhe aktruan më së miri duke shkaktuar një “konflikt” me njëra-tjetrën. Kjo lojë zgjati më shumë se 24 orë, por pati pasoja tek banorët e tjerë.

    Një ndër më të lënduarat që u prek nga “sherri i sajuar” i dy banoreve ka qenë Semi, e cila ka përjetuar një krizë ankthi gjatë një debati me Fifin, e cila mbante gjatë gjithë kohës një shkop druri.

    Duke marrë parasysh nga kjo situatë e krijuar brenda në shtëpi Monika ka treguar një moment aspak të lehtë nga jeta e saj, duke thënë se edhe ajo vuan nga ankthi.

    ‘’Edhe unë vuaj nga ankthi, unë kam sjellë nëpër duart prangat e babit kur isha ende fëmijë. A e di çfarë do të thotë të shohësh spitalin psikiatrik në moshën 19- vjeçare. Ju jeni artista, por nëse do donit një këshillë nga unë është që të mendonit dy herë përpara se ta thoni fjalën e keqe’’, i tha ajo Semit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!