Rep-artisti i njohur, Kanye West, është raportuar në polici, për shkak të mosrespektimit të masave kundër pandemisë coronavirus.
43-vjeçari është parë në Londër gjatë këtij muaji, së bashku me vajzën e tij, North West, shkruan Mirror.
Dyshja morën pjesë në shfaqjen e modës “Bottega Veneta” në kryeqytetin e Britanisë, mes krizës globale të shëndetit.
Ndërsa të nesërmen Kanye u vu re në vende të tjera në Londër, teksa u fotografua duke dalë jashtë një hoteli.
The Sun pretendon se londinezët thirrën policinë pasi ai me sa duket nuk arriti t’i përmbahej rregullave të Mbretërisë së Bashkuar për t’u vetizoluar për dy javë pas mbërritjes.
Publikimi vazhdon të pretendojë se një deklaratë policore ka konfirmuar se autoritetet ishin bërë “të vetëdijshme” për “një shkelje të mundshme të legjislacionit të karantinës” por që nuk do të ndërmerrej asnjë veprim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.