×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kapa babin duke tradhtuar mamin me një tjetër”, konkurrentja e re e Për’puthen tregon historinë e trishtë familjare

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 19:25

    Konkurrentja e re e Për’puthen, Ana ka rrëfyer disa detaje të reja për jetën e saj personale.

    Ajo tha se ka jetuar me mamanë e saj dhe vëllezërit e motrat, pasi i ka prindërit e divorcuar.
    Ana rrëfeu se babai i kishte tradhtuar mamanë dhe ky ishte shkaku i ndarjes së tyre.

    “Prindërit e mi janë ndarë nga tradhtia. E kam pasur shumë të vështirë të besoj tek një mashkull, por unë besoj tek dashuria. Prandaj dua ta shfrytëzoj jetën, jeta është shumë e shkurtër merr kthesa të papritura.

    Mendoj se situata të tjera në jetë i kalon vetëm, ngrihesh vetëm aty kupton që jeta ka kthesa të papritura. Motrat dhe vëllezërit kanë qenë më të vegjël, ka qenë më e vështirë për mua.

    Se prindërit e mi janë martuar me dashuri dhe janë arratisur bashkë, mami ishte vetëm 17 vjeç. Ajo është shumë mirë me veten e saj tani dhe nuk mendon për një lidhje tjetër. Ajo është shembulli tipik i një gruaje që s’i ka lënë fëmijët për asnjë rast”, tha Ana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!