Ky ishte debutimi i Duas në Met dhe për këtë mbrëmje ajo ka vendosur të vijë fuqishëm.
Në dukje dhe veshje shumë e veçantë, Dua ka zgjedhur të shoqërohet nga i dashuri i saj, Isaac Carew.
Dua ka veshur fustan dhe çizme të Versace ndërsa flokët i ka shtuar për t’u dukur si një kukull.
Dua njihet për përzgjedhjen e saj të veçantë të modës dhe ky event dhe tema e kësaj mbrëmje ishte padyshim shumë e përshtatshme për të.




