×
  • Show Time
  • Show Time

    Karantin Gashi e ka gjetur marrëveshjen sekrete Kosovë-Serbi, e publikon sonte në ora 20:30!

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 17:00

    Të gjithë po flasin për një marrëveshje sekrete, krejt thonë ekziston e krejt thonë nuk ekziston. Por, është vetëm një personalitet që tashmë e ka në dorë atë marrëveshje.


    Karantin Gashi, pas disa hulumtimeve të fuqishme në karantinë, ka arritur ta gjejë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

    Karantini Gashi ka vendosur të mos e mbajë sekret, por do t’i lexojë para popullit pikat e shkëmbimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Zotëri Karantin Gashi paraqitet sonte në Reporteri.net, nga karantina e tij spektakolare dhe e fuqishme. Sytë e botës tash do të kthehen nga ai.

    Adresimin para kombit dhe botës mbarë ai do ta ketë sonte në ora 20:30 në faqen e Reporteri-t në Facebook dhe kanalin ‘Reporteri’ në Youtube.

    Mos e humbni rastin historik!

    E deri në momentin e zbulimit të kësaj marrëveshje sekrete, ndiqeni episodin e parë të ‘Karantin Gashi’ dhe njihuni më shumë me të:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!