×
  • Show Time
  • Show Time

    Kastro Zizo së shpejti publikon albumin “Karantina”

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 8:23

    Gjendja aktuale në botë duket se ka inspiruar artistë të shumtë, jo vetëm në prodhimin e projekteve muzikore, por edhe në emërimin e tyre.


    Kastro Zizo është njëri nga artistët, i cili ka vendosur që albumin e tij ta titullojë “Karantina”, emër ky që po qarkullon në mbarë botën shkruan Telegrafi.

    Përmes rrjetit social Instagram, kantautori ka bërë të ditur se albumi i tij do të lansohet ditën e nesërme (e shtunë).

    Ky album do të jetë në bashkëpunim me DJ Vinsmoker, i cili do të publikohet në ‘Loudcommedia’, e që sipas Kastros do të dëgjohet në çdo vesh të botës.

    Sa i përket muzikës në të cilën ata kanë punuar, Kastro thekson se është më ndryshe nga që jemi mësuar të dëgjojmë vërdallë.

    Ndërkaq, “Karatina” do të jetë një përzierje e ndryshme e zhanreve muzikore dhe do të publikohet në të gjitha platformat digjitale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!