×
  • Show Time
  • Show Time

    Kate Middleton vjen me ngjyrë të re flokësh

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 15:35

    Vjen një kohë gjatë vitit kur temperaturat bien dhe gjithandej shohim ngjyra të reja flokësh.


    Edhe vajzat e famshme kanë ardhur me ndryshime të veçanta në ngjyrën e flokëve, kështu duke zgjedhur kryesisht tonet e ngjyrës portokalli ( më saktësisht atë kungulli).

    Trendit nuk mund t’i ikë as Kate Middleton, dukesha e njohur e cila është inspirim i vërtetë për shumë femra, por sigurisht ajo erdhi ndryshe sipas mënyrës së saj.

    Pasi eksperimentoi me flokë ngjyrë mjaltë, tone bionde dhe dredha të lehta, radha i erdhi ngjyrës çokollatë e cila i shkon jashtëzakonisht shumë Middleton.

    Pamjen e re Kate e ndau në Instagram me ndjekësit e saj përmes një video, por vëmendjen e tërhoqi edhe jaka e saj me detaje interesante e cila është po ashtu një trend vjeshtor që do të vazhdoj edhe gjatë dimrit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!